Kontroll nga SPAK në pronat e Arben Ahmetajt, oficerë gjejnë 30 mijë euro…

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po ushtrojnë kontrolle në shtëpinë e deputetit të Partisë Socialiste Arben Ahmetaj

Mësohet se në banesën ku jeton ish-gruaja Albina Mancka dhe në vilën ku jeton Ahmetaj me partneren e tij, Erjola Hoxha, janë gjetur e sekuestruar dokumentacione pronësie.

Gjithashtu, në vilën që është në emër të Hoxhës është gjetur edhe një shumë parash prej 30 mijë eurosh. Dokumentet e marra janë në duart e SPAK për shkak të hetimeve të nisura ndaj Ahmetajt, për përfshirjen në skemën e inceneratorëve.n

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *