Korçë, rrahu gruan me urdhër mbrojtje, burrit i gjejnë arsenal armësh në shtëpi

Për ngjarjen e ndodhur 3 ditë më parë, në fshatin Mborje, ku u arrestua një 71-vjeçar, i cili dhunoi bashkëshorten e tij (e pajisur me urdhër mbrojtjeje), i moshuari posedonte lëndë shpërthyese në banesë.

 Dhimitër Mita quhet burri të cilit, gjatë kontrollit në një magazinë ngjitur me banesën, ambient i përshtatur dhe i mbyllur me mur, u gjetën 1 armë gjahu, 2 armë zjarri, 6 krehra të armës së zjarrit, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, 3 ndezës granatash, 2 granata ofensive, 2 granata difensive dhe 1 granatë cilindrike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 17.02.2024, në fshatin Mborje, Korçë, ku si rezultat i veprimeve policore u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. M., 71 vjeç, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, që është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, si dhe posedonte në banesë, 2 granata dore dhe një sasi municioni luftarak, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontrolle të tjera.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *