‘Krahët e nxirë’/ Shenjat e dhunës së edukatores ndaj 3-vjeçarit në Kosovë

Zbardhen detaje tronditëse nga rastii dhunës së një të mituri në një kopsht publik në Fushë-Kosovë nga edukatoret. Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga familjarët, krahëte 3-vjeçarit janë me shenja të dhunës.

Vogëlushi ndodhet pranë familjarëve, të cilët denoncuan se fëmija ka pësuar trauma psikike si pasojë e dhunës barbasë nga edukatoret. Lidhur me rastin, mediat e Kosovës kanë provuar të marrin dëshminë e drejtoreshës së kopshtit “Gëzimi ynë”, por nuk është lajmëruar deri tani.

Një qytetar në rrjetin e tij social në Facebook ka njoftuar se nipi tij është rrahur nga tri edukatore. Ai ka publikuar pamje, ku shihej se fëmijë tërhiqej zvarrë e më pas goditej pa mëshirë nga tre edukatoret.

Për arsye hetimore identiteti i këtyre të fundit nuk është bërë ende me dije. Ndërsa, mësohet se policia ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte pranë ambienteve të kopshtit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *