Krimet brenda familjes në rritje. Sociologët: Shkak mungesa e komunikimit dhe modelet partiarkale

Krimet në familje në Shqipëri të ardhura në rritje viteve të fundit për sociologët po nxjerrin në pah marrëdhëniet gjithnjë e më të ftohta mes pjesëtarëve të familjes, ndërkohë që koncepti i rrethit farefisnor tashmë është shkëputur.

“Jo thjesht është lëkundur, por familja shqiptare është në vështirësi shumë të madhe për të ruajtuar atë që e ka karakterizuar ndër vite, që është natyrisht lidhja e fortë mes pjesëtarëve. Ka humbur mbi të gjitha komunikimi i ngrohtë me njëri-tjetri, besimi tek mbështetja që mund të gjesh tek të tjerët”, thotë sociologia Entela Binjaku.

Dhuna në të gjitha format e saj brenda familjes, që në jo pak raste shkon deri në vrasje ka një sërë shkaqesh.

“Shkaqe të tilla mund të jenë mosmarrëveshjet midis brezave, gjaknxehtësia, shëndeti mendor, konfliktet e përshkallëzuara dhe të vazhdueshme, ndërkohë ka familje të tjera që i mbajnë ende të forta modelet e familjes patriarkale, ku fjalën e ka babai”, shton sociologia.

Përballë kësaj situate, sociologia thotë se shoqëria ka nevojë të kultivojë dashurinë për familjen dhe respektin reciprok mes brezave.

“Sikundër mendoj se familja ka nevojë të mbështetet edhe nga institucionet e tjera, e kam fjalën për ato edukuese, përfshirë shkollën që duhet të punojë më shumë mbi përcjelljen e normave të shoqërisë shqiptare”, vijon Binjaku.

Përgjatë vitit 2022 veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes u rritën me gati 17%, krahasuar kjo me vitin paraardhës. Ndërkohë përgjatë vitit 2023, të paktën 10 persona mbetën viktima të krimit në familje.

Tv Klan

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *