“Kriminel, ma vrave djalin”, si e ekzekutoi policin dhe djalin e tij 8 vjeçar Engjëll Brahimi, u kap pas 23 vitesh në Kanada

Mediat lokale në Montreal kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me arrestimin e Ëngjëll Brahimit, shqiptarit të dënuar me burg të përjetshëm për vrasje, që u arrestua një ditë më parë në Quebec. Journal de Montreal shkruan se 59-vjeçari është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptari, e cila e ka dënuar për vrasjen e efektivit të policisë Astrit Braçe, dhe djalin e tij 8-vjeçar, Asllan, ngjarje e ndodhur në vitin 2000.

Në atë kohë, Brahimi ishte i inatosur me policinë për vdekjen e vëllait të tij. Ky i fundit kishte mbetur i vrarë gjatë një përplasjeje me armë zjarri me autoritetet. Pasi ishte nisur për t’u hakmarrë ndaj tij, ai kishte vënë në shënjestër kreun e hetimeve penale në Fier, Astrit Braçe.

Kur Braçe po bënte plazh me familjen e tij, Brahimi i zuri pritë. Ai qëlloi me breshëri, por plumbat kapën 8-vjeçarin, ndërsa vetë polici arriti të largohej.

“Kriminel, ma vrave djalin!”- nisi të bërtiste gruaja e Braçes, por Brahimi e la aty dhe u vu në ndjekje të policit për të marrë hakun e të vëllait. Ai e vrau buzë një lumi dhe trupi iu gjet të nesërmen.

Brahimi u arratis fillimisht në Greqi ku ndërroi emrin dhe mori një dokument identifikimi me emrin Piro Kota. Më pas u zhvendos në Quebec ku ndërtoi jetë ndhe familjen e tij duke punuar si shofer kamioni.

Në mungesë, autoritetet shqiptare e gjykuan dhe e dënuan me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim për hakmarrje, vrasje, tentativë vrasje dhe armëmbajtje të ndaluar.

Sipas mediave vendase, Brahimi po përpiqet të lirohet me kusht, kur të dalë në gjyq javën e ardhshme në gjykatën e Montrealit. Ai përfaqësohet nga avokatët penalë Andreë Barbacki, Jordan Trevick dhe Sara Abdel-Malik

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *