Të shpallur fajtorë nga gjykata për vrasjen e e Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e dy personave të tjerë në Lushnjë në 2017-ën në bazë të disa pamjeve filmike dhe dëshmive të të afërmve të viktimave, Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi janë dënuar me burgim të përjetshëm.
Apeli i Posaçëm e konfirmoi ditën e sotme dënimin maksimal, ku dy të pandehurit u cilësuan fajtor për akuzat e “vrasjes me paramendim për hakmarrje”, “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “grup të strukturuar kriminal”.
KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 20.03.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 3/47 akti, datë 20.06.2022 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit O.B., A.K., kundër vendimit nr. 4, datë 25.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
“1. Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit O.B., për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xh.Sh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.
1.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit O.B. për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Z.L., J.H., B.T., M.Xh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit O.B. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.
1.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit O.B. për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.
1.4 Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit O.B. për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 274, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.
1.5 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit O.B. me burgim të përjetshëm.
1.6 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri O.B., ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.
Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit A.K., për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xh.Sh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.
2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Z.L., J.H., B.T., M.Xh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.
2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.
2.4 Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit A.K. për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 274, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.
2.5 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit A.K. me burgim të përjetshëm.
2.6 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri A.K., ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë…”.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 4, datë 25.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë:
Deklarimin fajtor të të pandehurit O.B. për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër)vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit O.B. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” për hakmarrje mbetur në tentativë në dëm të viktimës Xh.Sh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78 paragrafi i dytë, në lidhje me nenet 22 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e t
Deklarimin fajtor të të pandehurit O.B. për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Z.L., J.H., B.T., M.Xh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 79/dh, në lidhje me nenin 28, pika 4 si dhe në bazë të nenit 334 pika 2 të Kodit Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit O.B. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenin 28, pika 4 si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin përfundimisht të të pandehurit O.B. me një dënim të vetëm, atë me burgim të përjetshëm.
Në mbështetje të neneve 15 dhe 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri O.B. këtë dënim duhet ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” për hakmarrje mbetur në tentativë në dëm të viktimës Xh.Sh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78 paragrafi i dytë, në lidhje me nenet 22 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 25 (njëzetë e pesë) vjet burgim
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Z.L., J.H., B.T., M.Xh, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 79/dh, në lidhje me nenin 28, pika 4 si dhe në bazë të nenit 334 pika 2 të Kodit Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenin 28, pika 4 si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë)vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin përfundimisht të të pandehurit A.K. me një dënim të vetëm, atë me burgim të përjetshëm.
Në mbështetje të neneve 15 dhe 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri A.K. këtë dënim duhet ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.
13. Lënien në fuqi të vendimit 4, datë 25.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për disponimet e tjera të tij.