Kryente marrëdhënie dhe u vinte gjoba prostitutave, arrestohet një person që hiqej si polic në Tiranë

Është arrestuar ditën e sotme një person që prezantohej si efektiv policie.

Bëhet me dije nga burimet për media se personi ende i paidentifikuar ka përfunduar në prangat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë.

Mësohet sipas burimeve se i arrestuari, zhvaste shuma parash nga punonjëset e seksit në Tiranë me qëllim për të mos i “arrestuar”.

Fillimisht, ai linte takime me vajzat që shërbejnë si eskorta nëpërmjet rrjeteve sociale dhe më pas i takonte.

Më tej bëhet me dije se ai hiqej si klient por më pas u deklaronte se ishte polic dhe në këmbim të parave mund t’i linte të lira.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *