Kurani 2 centimetra gjendet në Shqipëri, AFP i dedikon artikull të veçantë, familja nga Tirana: Nuk do ta shesim asnjëherë (FOTOT)

Rituali është gjithnjë njësoj. Mario Prushi me kujdes lanë duart dhe fytyrën përpara se të puthë dhe të hapë Kuranin më të vogël në botë, shkruan sot një raportim të gjatë agjencia Associated Press. Për gjenerata të tëra, ky kuran ka kaluar në gjithë brezat e familjes duke i mbijetuar luftrave dhe një ndër regjimeve më fanatike kundër fesë.

Studiuesit thonë se është një ndër Kuranet më të vegjël të regjistruar ndonjëherë. “E kemi mbajtur brez pas brezi me një dedikim absolut” thotë Mario Prushi, 45 vjeç, për AFP në shtëpinë e tij në Tiranë.

Vetëm dy centimetra i gjatë dhe 1 cm i lartë, Kurani thuajse zhduket në duart e Prushit dhe mund të lexohet vetëm me syze zmadhuese.

Eshtë e vështirë të ketë një datë të prodhimit të tij, por sipas Elton Karajt, një kërkuesi në studimet kuranore në Universiteitn Beder në Tiranë, 900 faqet e tij duhet të jenë printuar në shekullin e 19-të.

Mario Prushi mban në dorë Kuranin
“Ky kuran është printuar në një format shumë të vogël, një ndër më të vegjlit në botë. Nga pamja duket se është printuar në fund të shekullit të 19. Eshtë një punë e jashtëzkaonshme, shumë e vlefshme. Eshtë fat që kjo kopje eshtë në Shqipëri” thotë Karaj.

Por madhësia e tij nuk është e vetmja gjë që vlen të theksohet. Por gjithashtu edhe konvertimi i familjes Prushi nga Katolike në Islam.

“Stër-stërgjyshi ishte duke hapur themelet për një shtëpi të re në Gjakove në Kosovë kur ata gjetën trupin e paprishur të një njeriu të varrosur atje. Kurani u gjet afër zemrës së tij”.

Familja e mori këtë zbulim si një shenjë për të përqafuar Islamin. Gjyshi i tij, një oficer në Mbretërinë e Mbretit zog në 1930 e dinte arabishten dhe ftonte miq cdo natë në shtëpi të lexonin shprehje të kuranit.

Kopja prej 900 faqesh mund të lexohet vetëm me një xham të vogël zmadhues
Vite më vonë, nën regjimin e diktatorit Enver Hoxha që shkatërroi të gjitha llojet e feve dhe ata që i praktikonin i conte në burg, Libri mbijetojë sepse ishte e lehtë për ta fshehur.

“Dikush e njoftoi sigurimin e shtetit që ne kishim Kuran në Shtëpi, por ishte aq i vogël dhe babai e menaxhoi ta fshihte. Agjentët lëvizën qiell e tokë për ta gjetur” thotë Prushi për AFP.

Familja ka marrë oferta të shumta për ta blerë, përfshirë edhe nga muzetë
Pas këtij incidenti, Skënderi Babai i Marios vendosi tia besojë miqve në Kosovë dhe e dërgoi atje duke e kontrabanduar. E mori vec pas luftës në Kosovë në 1999. Prushi i ri e trashëgoi Kuranin pas vdekjes së të atit në 2012.

“Ky liber i vogël mban kaq shumë histori, bekime, mrekulli. Eshtë shumë i shtrenjtë për mua. Sa herë e prek me dorë, jam e emocionuar” thotë Blerina, gruaja e Marios.

Familja ka marrë shumë oferta për ta shitur, duke përfshirë edhe muzetë. “Asnjëherë nuk mendoj ta shes” thotë Prushi. “Ky Kuran i përket familjes dhe do të qëndrojë gjithmonë me ne”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *