Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre të shtunën që lamë pas në Toscana të Italisë. Ndonëse, kanë kaluar dy dit nga dasma, asnjë foto e Arbanës me vellon e bardhë nuk është publikuar, madje dhe pamjet e shkëputura nga ambientet ku dhe ceremonia u zhvillua ishin me pikatore.
Ndërkohë, së fundmi ka ardhur vetë reagimi i Arbanës e cila përmes disa story në “Instagram”, ka falenderuar të gjithë ndjekësit e saj për dashurinë që i kanë falur në këtë ditë speciale për të.
Gjithashtu, moderatrja ka patur një falenderim të veçantë edhe për ata të cilët bënë ditën e saj sa më speciale, duke filluar nga vendi, personat që u morën me fustanin, me dekorin dhe deri te muzika.
“Pak ditë më parë, në një ceremoni private vetëm me njerëzit tanë më të afërt festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. E megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësine tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë e pakursyer ka qenë edhe ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar dhe ne do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka kanë bërë”, shkruan moderatorja.