Zbulohet rrjeti i falsifikimit të pasaportave diplomatike, arrestohen dy persona në Korçë

Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët amerikanë kanë  goditur rrjetin që falsifikon dokumente me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve drejt SHBA-së.

Gjatë operacionit janë arrestuar 2 shtetas, Daniel Morava dhe Guri Pejo dhe janë në hetim disa shtetas të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Njësinë  Speciale Policore “Joint Shield”, në muajin prill të vitit 2023, kanë arrestuar shtetasen shqiptare D. I., 56 vjeçe, në tentativë për të udhëtuar drejt SHBA-së, me një pasaportë diplomatike false, për të cilën pretendonte se ishte e lëshuar nga një OJF e njohur me emrin “PBF”, me seli jashtë teritorit të Republikës së Shqipërisë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *