Kush është e dashura e Safet Bajrit që e ndihmoi atë të vr*ste Fatbardh Licin?

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e partneres së Safet Bajrit, e dyshuar si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit.

Mësohet se emri i saj është Eria Ago dhe ajo është vendosur në pranga 5 ditë pas Safet Bajrit.

 Ajo akuzohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij.

Sipas “Zëri”, Eria Ago, për SPAK dhe Policinë e Shtetit ka mbi “shpinë” akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec. Por nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Ajo është përmendur edhe në përgjimet që futën në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”. Në vitin 2020, përgjimet e Nikajt, kanë nxjerrë në skenë edhe emra të njohur të showbizit shqiptar. Një nga protagonitet në këtë rrjet prositucioni është edhe ish-missi, Eria Ago.

Në përgjime, Ago kërkohet nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime. Mesazhet përcillen përmes “Zogut të Tiranës”. Edhe pse asokohe, stafi i ZËRI-t, konfirmoi se “E” në fjalë ishte ish-miss Albania, Eria Ago, kjo e fundit reagoi e revoltuar se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Pas publikimit të lajmeve për të, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo pretendonte se e gjitha ishte shpifje për të hedhur baltë mbi figurën e saj. Madje THEKSONTE se nuk kishte nevojë për para.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *