Kush është Leo, 14 vjeçari i braktisur nga prindërit që kërcënoi me “armë” shokët dhe mësuesen

Leo është një djalë 14 vjeç që është braktisur nga prindërit dhe është rritur në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë. Ai ka ndjekur mësimet në shkollën “Adem Sheme”, por dy ditë më parë, mbërriti në klasë dhe u drejtoi një armë shokëve të tij të klasës e mësueses. Kjo gjë bëri që shumë nxënës e mësues të bojkotonin mësimin dhe të dilnin në protestën që iu bashkuan shumë prindër.

Nga prindërit që protestonin u mësua dhe emri i adoleshentit që siç duket ka potencialin për tu bërë një problematik më shumë në shoqëri.

Por si është trajtuar ky rast?

E para që reagoi për këtë gjë ishte ministrja e Arsimit, e cila e pranishme në Komisionin në Kuvend tha se pistoleta që ai kishte pasur në dorë ishte lodër.

“Informacioni na ka ardhur që mbrëmë. Pretendohet se ka qenë pistoletë lodër. E kemi referuar në organet kompetente. Nga shkolla na kanë thënë që pistoleta ka qenë lodër pistoleta. Edhe sikur të ketë qenë kështu sërish është akt i rëndë. Djali është i shtëpisë së fëmijës, ndaj sot është bërë një takim ndërinstitucional. Madje është kërkuar edhe të transferohet. Në momentin që ne do të kemi informacion zyrtar nga policia patjetër do të marrim masa. Është një rast shumë delikat se ky fëmijë ndër vite ka problematik, kështu që do të ndjekim me më shumë prioritet”, tha ministrja.

Dhe udhëzimi i ministres është zbatuar. Sot, është raportuar se djali do të tranferohet në shtëpinë e fëmijës në Shkodër. Drejtori i Shtëpisë së Fëmijës Arjan Hasipi deklaroi se i mituri është pyetur nga policia në praninë e psikologut, por nuk dihet origjina e sjelljes së tij të dhunshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *