Kush është polici që vrau veten në Lezhë, mësoi se vuante nga një sëmundje e rëndë

Policia ka dalë me një komunikatë zyrtare dhe ka zbardhur detajet për ngjarjen e rëndë të regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Lezhë, ku një efektiv polici vrau veten me armën e shërbimit, armë zjarri pistoletë.

Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Gjin Lesi, 64 vjeç, punonjës i Sallës Operative Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17;50, në fshatin Spiten, teksa Lesi e ka vrarë veten në oborrin e banesës së tij.

Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se 64-vjeçari e vrau veten në kushte të rënduara psikologjike, pasi  kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet e para hetimore.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *