Policia greke zhvilloi dy ditë më parë në Korinth dhe Atikë një operacion, ku u arrestuan katër anëtarë të bandës famëkeqe shqiptare, të moshës 26 deri në 44 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhje, pastrim i parave, veprës narkotike, dhunë ndaj punonjësve të drejtësisë.
Në mesin e të arrestuarve është transportuesi shqiptar, Gentian Hinga, 44 vjeç nga Remasi i Divjakës, i cili pas vjedhjeve mblidhte grupin dhe sigurohej që të mos pikaseshin nga policia.
44 vjeçari akuzohet për të paktën 21 raste vjedhjesh, me organizatën kriminale që në vetëm 5 muaj veprim ka përfituar një përfitim financiar të paligjshëm prej të paktën 200 mijë euro.
Sipas medieve greke, banda e grabitësve shqiptarë e nisën aktivitetin e tyre kriminal në gushtin e vitit 2022, duke vjeedhur në rajone të ndryshme të Greqisë, si Arkadia, Korinthia, Argolis, Akaia, Aetoloakarnania, Fokida, Evrytania, Preveza, Arta, Trikala dhe Kardita.
Ata hynin në shtëpi duke thyer xhamat, dyert e ballkonit apo dyert e hyrjes kryesore dhe “zbulonin” se kishin gjetur para dhe xhevahire me vlerë të madhe. Më pas janë larguar me shpejtësi me një motor luksoz. Gentian Hinga me aftësi të kufizuara (me një krah dhe një këmbë) nuk u vu re fillimisht nga Policia pikërisht, pasi konsiderohet person invalid, duke transportuar lehtësisht mallrat e vjedhura.