Plagosen dy vëllezërit 19 dhe 22 vjeç, dërgohen në gjendje të rëndë te Trauma

Pasditen e kësaj të diele rreth orës 14:50 në fshatin Batër e Madhe në njësinë administrative Komsi, Mat, u plagosën me thikë vëllezërit, Ardit Hysa 22-vjeç dhe Kristin Hysa 19-vjeç.

Autori është një person i identifikuar si 35-vjeçari Gerlad Buci, i cili pas sherrit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. • Të dy vëllezërit janë transportuar me helikopter te Trauma dhe mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë. • Policia njofton se po punohet për kapjen e autorit të dyshuar. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa Policia po heton për të zbardhur të plota rrethanat.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *