Arben Lleshi është i dënuari me burgim të përjetshëm i cili mbeti i vdekur pas përleshjeve mes të dënuarve në burgun e Peqinit.
Ka qenë i burgosuri Sokol Mjaçaj i cili ka qenë në ajrim dhe me armë zjarri ka qëlluar në drejtim të Arben Lleshit që ndodhej në qeli.
Referuar të njëjtave burime, Mjaçaj ka shkuar në dritaren e qelisë së burgut dhe ka qëlluar 3 herë në drejtim të Arben Lleshit, plumb në qafë, 2 në gjoks, për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
I dënuari Arben Lleshi ka qenë në dhomë, ngjitur me Ilir Xhakjan, edhe ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm.
Ndërkohë më herët, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka konfirmuar se nga të shtënat me armë nuk ka asnjë polic apo punonjës civil të plagosur. Kjo ngjarje lë pa përgjigje shumë pyetje, duke nisur që nga shkaqet, si e gjeti Mjaçaj armën apo edhe dukë vënë në pikëpyetje edhe sigurinë në burg.
Arma mund të jetë futur me dron dhe dyshohet se Mjacaj mund të jetë paguar nga persona të tjerë. Burgu i Peqinit ka kërkuar ndihmë dhe RENEA ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Sakaq të plagosur mbetën dhe të dënuarit e tjerë llir Xhakja dhe Indrit Shaqja.
Arben Lleshi, rezulton i dënuar nga drejtësia angleze me 32 vite burg për vrasjen e një bashkatdhetari, ngjarje e ndodhur disa vite më parë në Angli.
Lleshi u ekstradua drejt Shqipërisë në vitin 2016, ku u transferua për të vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Ai është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012.
Mediat britanike shkruanin atëherë se Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton, dhe më pas, trupi i tij u dogj në një makinë tip “Mercedes Benz”.
Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i Lleshit, 39-vjeçari Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës.
Shkaku i vërtet i vrasjes nuk është asnjëherë i ditur nga vëllezërit.