Policia e Tiranës jep 5 mijë euro shpëblim për adresën e Andrea Bregasit: Garantojmë anonimatin!

Andrea Bregasi, një 31 vjeçar nga Tirana, është personi që ka qëlluar dje me armë zjarri në drejtim të makinës ku udhëtonin dy vëllezërit Zefi, në rrugën “Don Bosko”. Blutë e kryeqytetit e kanë verifikuar të riun dhe ofrojnë dhe shpërblim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarje dhe vendos shpërblim 5,000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Bregasi kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për një grabitje me armë. Kjo grabitje ka ndodhur gushtin e vitit 2014, ku 32-vjeçari së bashku me një person tjetër, grabitën një argjendari në zonën e Selvisë në Tiranë.

Të maskuar me skafandër, Bregasi dhe shoku i tij arritën të merrnin 5 milionë lekë ar, ndërsa plagosën pronaren e këtij biznesi duke e qëlluar me tytën e armës në kokë.

Në seancat gjyësore të asaj kohë, Bregasi mohonte akuzat, teksa edhe babai i tij i dilte në mbrojtje, duke thënë se ai është i pafajshëm dhe ishte dorëzuar sepse kërkonte drejtësi.

Të gjithë qytetarët që mund të kenë informacion për lëvizjet dhe vendin ku ndodhet Andrea Bregasi, Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion numrin e telefonit: 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

31 vjeçar kishte vetëm 7 muaj që kishte dalë nga burgu dhe efektivët e Policisë së kryeqytetit kanë nisur prej mëngjesit kur kanë marrë kallëzim për atentatin, një kërkim të gjerë në territor për kapjen e tij. Po ashtu, po punohet dhe me drejtoritë e tjera vendore, për të lokalizuar vendndodhjen e tij dhe më pas arrestimin.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, pasi vetë 42 vjeçari Rudolf Zefi është shprehur se ka qenë në makinë me të vëllanë dhe po shkonin në punë, kur në drejtim të tyre është shtënë katër herë me pistoletë. Zefi është ballafaquar dhe me pamjet e autorit, por ka këmbëngulur se nuk e njeh dhe nuk ka konflikte me njeri.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *