Kush ishte Martin Bardhi që u ekzekutua sot në Rrëshen

Martin Bardhi, 59 vjeç, është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Rrëshën. Martin Bardhi kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar për tentativë vrasje me armë Saimir Reçin dhe të birin e tij.

Gjjykata kishte zbutur masën ndaj tij në ‘detyrim paraqitje’, ndërsa i biri është ende në kërkim.

Fillimisht dy të rinjtë Enrik Bardhi (djali i Martin Bardhit) dhe Saimir Reçi janë konfliktuar fizikisht. Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën për ta qëlluar bashkëmoshatarin e tij. Bashkë me Enrikun, ka shkuar edhe i ati, Martin Bardhi të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar të Saimir Reçit, i cili si pasojë e të shtënave, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës. Para përplasjes me armë, dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për parakalimin me makine në rrugën kryesore të qytetit. Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe shpalli në kërkim baba e bir Enrik dhe Martin Bardhin. Ky i fundit u arrestua nga policia dhe pak kohë që është liruar nga burgu. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *