Ky është 23-vjeçari që vrau të atin në Selenicë, nuk duroi dot dhunën që vazhdonte prej vitesh

Personi që shihni në foto është 23-vjeçari Mateo Gllucaj, i cili ditën e djeshme i mori jetën babait të tij, Durmish Gllucaj.

Shkak i krimit të rëndë është dhuna e vazhdueshme që 56-vjeçari ushtronte ndaj të riut, aq sa ai vendosi ta hidhte në erë. Glluçaj kishte vendosur lëndë eksplosive në oborrin e shtëpisë pranë sobës dhe në momentin kur i ati është afruar e ka shpërthyer përmes një mekanizmi elektrik.

Ditën e djeshme ngjarja u raportua si një aksident, pasi policia dyshoi se shpërthimi kishte ndodhur nga bombola e gazit, duke mos dyshuar aspak tek 23-vjeçari, i cili duket se pas shpërthimit i ka zhdukur provat.

Policia i gjeti djalit edhe një artileri armësh, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 pushkë, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse dhe kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *