Ky është pronari i Jet Ski-ve në Himarë që u bëri presion të rinjve, gënjyen se u ranë nga shkëmbi

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me incidentin tragjik me Jet Ski në Himarë ku humbi jetën një 15-vjeçar.

Shokët e të ndjerit Klei Xhaja, zbuluar të vërtetën duke thënë se në fakt trilluan ngjarjen duke thënë se u rrëzua nga shkëmbi për shkak të presionit që patën nga pronari i Jet Ski-ve, Renato Panajoti.

Lidhur me tragjedinë, që la pas një të vdekur, Klei Xhaja, 15-vjeç, shokët e të ndjerit, që ishin bashkë me të në xhiron me Jet Ski, rrëfejnë se pronari i mjeteve ujore, u ka marrë lekët dhe nuk i ka pyetur për moshën.

2 nga 3 shokët e të ndjerit, Rigersi dhe Danieli, rrëfejnë se dhanë dëshmi të rreme në polici për shkak të presionit që morën nga pronari i Jet Skive, të cilin e identifikojnë si Renato Panajoti, që u denoncua pak ditë më parë nga një qytetar si miku i Ramës, me mjete lundruese pa dokumente i paprekur nga policia me urdhër të mëdhenjve

“Policia erdhi në urgjencë, aty po flisja me pronarin e Jet Skive. Më tha që me rrezikohet biznesi mund të themi se është hedhur nga shkëmbi, nuk kemi çfarë i bëjmë, kjo që ndodhi ndodh. Në fillim deklaruam se është hedhur nga shkëmbi. Nga trauma s’dinim si të vepronim na u shtua dhe pak presioni. Pasi u kthjelluam pak dhamë dëshminë tamam”, tregon Rigersi.

“Morëm presion nga pronari i jet skive, duke na thënë që jemi hedhur nga shkëmbi. Ne ishim ne momentin që nuk ishim në gjendje të mirë psikologjike, që ta kuptonim me çfarë qëllimi na e tha ai atë, nuk kishin asnjë ndihmë, as psikolog, as avokat as ndihmë mjekësore. E kuptova vetë që nuk kishte sens, ajo që po thonim. Fola dhe tregova të drejtën”, rrëfen Danieli.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *