Ky ishte shënjestra e atentatit që u parandalua në Elbasan, i ka shpëtuar disa herë “kurtheve”

Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibejt dhe miku i tij Arsen Preçi janë arrestuar pasi ishin nisur për të vrarë Elton Kilën. • Pas disa informacioneve që kishte marrë Policia e Elbasanit, se dy persona po lëviznin me armë zjarri, ndaluan mjetin tip “BMë X6”, ku edhe po qarkullonin Spahiu dhe Preçi. • Gjatë kontrollit, në mjet janë gjetur 3 armë kallashnikov, gati për ekzekutim dhe dy dokumente të falsifikuara greke me identitetin e Arben Spahiut. • Sipas të dhënave të deritanishme në shënjestër ishte Elton Kila, i njohur si Oti i Elbasanit, të cilin është tentuar që të ekzekutohet disa herë, edhe me porosi të Alibejt, por edhe të Suel Çelës, ngjarje për të cilën ishte ‘kontraktuar’ Nuredin Dumani. • Elton (Kastriot) Kila, 43 vjeç, i njohur si biznesmen në zonë, i ka shpëtuar 4 herë deri më tani ekzekutimeve mafioze. Në tetor të vitit 2018 u arrestua si ‘kapo’ i trafikut të drogës ndërsa rezultonte pronar i një jahti luksoz dhe i 39 makinave të luksit, mes tyre edhe Ferrari që u sekuestruan, por u lirua më pas duke iu dhënë një masë më e butë sigurie. • Arben Spahiu, 53 vjeç i cili është i martuar me motrën e Erjon Alibej është vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan. • Tani pritet që Prokuroria e Elbasanit të hetojë atentatin për të zbuluar edhe shkakun se përse kërkohet për t’u ekzekutuar Kila.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *