La foshnjen në makinë dhe iku për shopping me shoqen, kjo është 22 vjeçarja shqiptare e arrestuar

Personi në foto është 22 vjeçarja shqiptare e cila u arrestua sot në Greqi, pasi u akuzua se la fëmijën e saj katër muajsh në makinë, në parkingun e një dyqani, për të bërë pazar me një shoqe. E reja shqiptare u dënua me gjashtë muaj burg.

Sipas informacioneve, nëna shqiptare e foshnjës dhe shoqja e saj 27-vjeçare, e cila ishte drejtuesja e mjetit, e kishin lënë foshnjën në makinë me dritaren gjysmë të hapur poshtë, për të bërë pazar në një dyqan në zonën e Pylaia. Një kalimtar ka vënë re praninë e foshnjës në makinën e parkuar në parkingun e qendrës tregtare dhe ka njoftuar menjëherë Policinë.

Pasi u dënua, 22-vjeçarja e përlotur në momentin e parë ka kërkuar falje për gabimin që kishte bërë me fëmijën, duke thënë se nuk kishte ku ta linte.“Nuk kisha ku ta lija dhe e mora me vete sepse im shoq ishte në punë. Nuk e mora me vete sepse ajo po flinte. E zuri gjumi teksa unë po e ushqeja,”- tha në gjykatë 22-vjeçarja, e cila shtoi se e la fëmijën vetëm për gjysmë ore.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *