Një apartament është djegur tërësisht mesditën e sotme në Lushnjë.
Paraprakisht dyshohet se e zonja e shtëpisë që ishte duke gatuar u largua.
Dyshohet se bombola e gazit ka marrë flakë dhe zarri ka përfshirë me shpejtësi të gjithë ambientin.
Në rrezik ishte e gjithë ndëtesa, që ndodhet pranë Shtëpisë Muze të Kongresit, por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, është bërë izolimi dhe më pas shuarja e zjarrit.
Ndërkohë, e moshuara që ndodhej jashtë banesës, është dërguar në spital për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor.