“Lekët e drogës i investonin në ndërtim pallatesh në Tiranë”/ Gazetari: Edhe babai i Ervin Matës i skeduar

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje të tjera lidhur me operacionin e fundit i SPAK, ku u lëshuan urdhër-arreste për një grup të strukturuar kriminal që drejtohej nga Ervin Mata.

Qyno tha se Erzen Breçani dhe Ervin Mata bënin pjesë në një grup të trafikut të drogës që vepronte në Shqipëri, Evropë dhe vendet e Amerikës Latine. Sipas tij, i skeduar për trafik droge është edhe babai i Ervin Matës, teksa paratë e fituara nga droga ata i investonin në biznesin e ndërtimit në Tiranë.

“Breçani është arrestuar pranë stadiumit, teksa zhvillohej ndeshja me Ishujt Faroe. Urdhri për arrestimi ne tij është lëshuar nga SPAK për shkak se është pjesë e një grupi që vepronte në Shqipëri, Evropë dhe vendet e Amerikës Latine. Breçani ka një lidhje krushqie me njërin nga personat e shpallur në kërkim, sikurse është Ervin Mata. 

Asetet financiare ata i shpenzojnë në Shqipëri, por kjo nuk u jep titullin biznesmenë sepse nuk e bëjnë atë në mënyrë të ligjshme. Këta kanë ngritur një biznes edhe me ndërtimet në Tiranë kryesisht. Investojnë në pallate. Edhe babai i Matës është i skeduar se merret me lëndë narkotike. Janë kapur sasi e konsiderueshme kokaine në shumë vende, dhe më pas është lëshuar masa e arrestit me burg për këta persona”, tha Qyno.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *