Ashtu si në ekonominë e familjeve shqiptare edhe sa i takon lindjeve të reja dhe shtimit të popullsisë peshën më të madhe po e mbajnë familjet e emigrantëve në vende të tjera të Bashkimit Evropian. Këtë fakt e vërtetojnë edhe statistikat e regjistrimeve të fëmijëve në gjendjen civile të bashkisë së Pogradecit.
Referuar këtyre të dhënave rezulton nga numri total i lindjeve të reja, më shumë se gjysma janë fëmijë të emigrantëve të lindur jashtë vendit por që regjistrohen në gjendjen civile të Pogradecit.
Ndërkohë nga viti në vit familjet rezidente në vendin tonë po realizojnë gjithnjë e më pak lindje, ndërsa konstatohet edhe rritje të numrit të aborteve që asistohen nga mjekët e materniteteve. Situata social-ekonomike shikohet si faktori kryesor i uljes së vazhdueshme të numrit të lindjeve në vendin tonë./A2CNN