Luiz Ejlli pranon se ka një krisje në raport me Arbana Osmanin: Ajo është atje, unë këtu…

Luiz Ejlli duke folur nga Shkodra, i pyetur nga gazetari i BalkanWeb Senad Nikshiqi, për marrëdhënien e shumë diskutuar me Arban Osmanin pranoi se ka një krisje mes tyre. “Ajo është atje unë jam këtu”, u shpreh Luizi ndërsa se çfarë krisje ka me Arbanën këtë duhet ta mësojmë në majin e vitit të ardhshëm.

E vërteta është se pak kohë më parë Luizi hoqi nga follow në Instagram Arbanën pasi ajo dhe producenti Eduart Grishaj që është edhe partneri i saj nuk ishin dakord që Ejlli të jetë opinionist në “Big Brother Vip Albania” në edicionin e ardhshëm.

Ndërsa Olta Gixhari tha se i do shumë shkodranët duke mos përjashtuar as Luizin.

“Është hera e parë që vij me një punë në Shkodër. Kam ardhur si spektatore. Jam e lumtur që jam në Shkodër. Shkodranët janë artdashës. Ndihme shumë mirë, erdha me dashuri. Shkodra është qyteti i të gjithë shqiptarëve. E dua shumë shkodranët. Nuk përjashtoj asnjë (qesh, kur pyetet nëse e do dhe Luizin)”, tha mes të qeshurash Gixhari.

Ja intervista e plotë e Luiz Ejllit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *