Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother dhe ka diçka për të thënë mbi lojën dhe jetën e tij

Ledion Liço në përfundim të puntatës të së martës të “Big Brother VIP”, zbuloi një surprizë, që gjatë prime-t të mbrëmjes së sotme do të jetë i ftuar fituesi i edicionit të kaluar, Luiz Ejlli.

Luizi do të jetë gjatë gjithë spektaklit në studio, e do të japë mendime për disa nga situatat e “BBV3”!

Në fillim të mbrëmjes kur u pyet nga Ledioni se si është për të që të rikthehet sërish në studio, fituesi i edicionit të dytë të BBV u shpreh:

Të rikthehesh në studio është qejf sepse isha fitues kur dola këtu. Më ka ndryshuar jeta, e kanë parë të gjithë. Uroj me shpirt që t’ju ndodhë e njëjta gjë edhe atyre që janë brenda dhe këtyre që kanë dalë. Nuk e di kush do e fitojë dhe a do e ketë fatin si unë por jua uroj me shpirt. Cilido ose Cilado.

Duke qenë se partnerja e tij, Kiara Tito është në pritje të ëmbël dhe së shpejti të dy së bashku do të bëhen prindër, Ledioni e pyeti nëse ata e kanë menduar se si do t’ia vendosin emrin vajzës dhe ai u përgjigj duke thënë:Unë i kam thënë Kiarës që sido që t’ia vendosësh emrin ti, unë vetëm në emër nuk do ta thërras kurrë sepse gjithmonë do ta thërras zemra ime, shpirti, princesha e babit. Kështu që e di Kiara.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *