Luiza Gega i përgjigjet Klodiana Shalës: “Viktimizohet për vëmendje, ajo histori ka 10 vite që është mbyllur”

Dy sportistet Klodiana Shala dhe Luiza Gega, janë vënë në qendër të mediave rozë, si rrallë herë, jo për jetë e tyre profesionale por personale. Ishte një intervistë e atletes Klodiana Shala e cila në një intervistë të dhënë së fundmi foli për ish-partnerin e saj, ku tha se tashmë ai qëndron në krah të Luiza Gegës. Qe e paqartë nëse bëhej fjalë për aspektin profesional pasi Taulant Stërmasi njihet prej shumë vitesh si trajneri i sportistes Gega.

Deklarata e Shalës, mori një përgjigje nga Gega së fundmi. Atletja nuk foli për këtë lidhje por për marrëdhënien mes kolegeve që mesa duket, nuk është fort e mirë.

“Nuk asgjë për të thënë, sinqerisht jam kaq shumë në fokus tek punët e mia. Nuk është se çuditem nga asgjë që thotë Klodi pasi gjithmonë do gjejë diçka viktimizuese për të patur pak vëmendje. Mund të them vetëm kaq: Kurrë po kurrë, jo vetëm Klodit por askujt jo ti kem bërë keq, por as se kam çuar nëpër mendje. S’kam pasur kurrë konflikt, me Klodin jo e jo, por me asnjë. Ajo që më bën përshtypje është që Klodi flet akoma për një histori të mbyllur më shumë se para 10 vitesh dhe për mbajte me bukë që ju ka bërë njerëzve nuk është aspak e vërtetë. Por dhe sikur të jetë, më duket shumë gjë e ulët ta përmendësh. Gjithsesi nga Klodi dëgjoj kaq shumë gjëra dhe asgjë s’të bën më përshtypje asgjë”, u shpreh Luiza Gega për Panorama Plus.

Klodiana Shala në intervistën ku foli për ish lidhjen e saj tha:

“Jemi njohur kur isha 18 vjeç e gjysmë dhe jam ndarë kur u bëra 33 vjeç. Janë goxha vite. Kam një tip që edhe po të kisha ndonjë gjë të keqe nuk dua ta them sepse 14 vite nuk janë pak. Nuk më mbajti njeri me zor gjatë asaj kohe. Erdhi një pikë që nuk kishim më respekt për njëri-tjetrin. Por jeta vazhdon, ai vazhdon karrierën pas medaljeve të mia. Ai sot është në krah të Luizës. I uroj të dy kur marrin medalje. Edhe Luizën sepse atë pothuajse e kam rritur vetë”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *