Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë biseduar mbrëmë në lidhje me rolin e opinionistëve të “Big Brother VIP”.
Luiz Ejlli u shpreh se opinionistët janë të zgjedhur që të japin mendimin e tyre të ftohtë, pa u vënë re nëse kanë apo jo preferencë. Por sipas tij, kjo gjë nuk ndodh.
Këngëtari i tha Krist Aliajt se kur i bëri komente Jori Dellit për bikinit, Zhaklin Lekatari i quajti ‘seksist’, ndërsa kur Kristi tha ‘steriotipe’, ajo nuk komentoi.
Kristi tha se nuk komentoi se ai kishte të drejtë, por Luizi iu kthye dhe i tha se ‘nuk tha gjë se është me ty’ dhe ‘nuk do me të nxjerrë ty keq’.
Pjesë nga biseda:
Kristi: Zhaku nuk flet për 5 milionë
Luizi: Zhaku flet për ty
Krisit: Po mirë, ankohu ti atëherë
Luizi: Unë të ankohem?
Kristi: Zhaklina kupton situatat shumë mirë
Luizi: Zhaklina ta ndajë mendjen a do me u bërë opinioniste apo banore, këtë nuk e ka ndarë akoma ajo, për t’u bërë krah me ty
Kristi: Po të tregosh se nuk i dëgjon fare opinionet, thuaj mos flisni fare
Luizi: Unë i dëgjoj, se i kam dëgjuar po t’i them dhe nuk është faji jot
Qetsori: Dikush ka besim te fjala e opnionistit, dikush jo.
Luizi: Ata të dy janë njerëz që janë zgjedhur, profesionistë për t’u ulur në ato karrige dhe paguhen për atë punë. Dhe si çdo njeri, qoftë edhe Arbana e kanë një preferencë, qoftë për ty, për Qetsorin, Efin ose mua. Profesionalizmi i tyre i bën me qenë të ftohtë, të akullt dhe të pakuptueshëm. E kundërta e asaj që ndodh me Zhakun, kaq.
Efi: Kjo është e vërtetë
Luizi: Më shumë u mërzit Zhaku se nuk dole ti finalist i tretë, se sa ti
Nita: Kjo është vënë re edhe kur kanë ardhur në shtëpi
Luizi: Hajde, futu banore në shtëpi dhe bëj aleancë me të