Luizi suprizohet nga burri i motrës: “Që kur i mori prindërit e mi në Amerikë u bë si djali i shtëpisë”

Televotimi i kësaj jave ka qenë tema më e diskutuar përgjatë javës në shtëpi. Debatet e ashpra, tonet e larta të zonit dhe ofendimet, kanë qenë kryefjalë e çdo bisede mes tre të nominuarve Armaldos, Kristit dhe Luizit.

Por mbrëmja ishte akoma më e veçantë sot për Luizin, pasi pas më shumë se 80 ditësh qëndrimi në shtëpi ai ka marrë një mesazh nga mbesat e tij dhe motra në Amerikë, përmes një video-je. Ato shprehen mbështetjen ndaj tij dhe se e duan ta fitojë këtë spektakël.

Por surprizat nuk kanë përfunduar me kaq. Burri i motrës ka qenë banori i cili e ka surprizuar përmes prezencës së tij në dhomën e surprizave dhe i ka kërkuar që Luizi ta fitojë BBV2. Ai i kërkoi që të fikë dritat i fundit në shtëpi. Ndërsa Luizi tha se që kur kunati i tij mori prindërit e tij në Amerikë, ai u bë si djali i tyre, pra si vëlla për të. Ai u shpreh se për sa kohë që ai i do aq shumë motrën, për të është gjithmonë i dashur.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *