Ish fituesit e Big Brother Anaid Kaloti, Jetmir Salaj, Vesel Kurtishaj si edhe gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj kanë bërë një rrëfim të fortë ku deklarojnë se Luizi ka firmosur një kontratë ligjore me Top Channel. Sipas tyre televizioni në fjalë ka marrë në menaxhim që tani imazhin e Luizit, me një kontatë me afat të përjetëm.
Pasi familjarët e Luizit hapën një GoFundMe me qëllim që të mbledhin kontributet e fansave që t’i shkojnë atij, Top Channel ka përgatitur një kontratë që i jep televizionit të gjitha të drejtat ta menaxhojë Luizin.
Ish fituesit e spektaklit deklarojnë se heqin dorë nga komentimi i Big Brother pasi “lojtari” kryesor u shit.
Ndërkohë ditën e sotme në faqen e Instagramit të Luizit është deklaruar se faqen do ta menaxhojë Ina Ejlli, motra e Luizit, pasi avokati i kërkon t’ia japë Top Channel.
Marrëveshja është e ligjshme sipas tyre pasi “ai është i rritur, i vaksinuar dhe e ka bërë me vullnet të plotë”, pavarësisht se në kushte jo normale.
Top Channel nga ana tjetër ka publikuar më herët një njoftim ku u kërkonte qytetarëve të dërgonin dhurata për personazhet brenda, por me këto para që ata kanë dërguar më pas u njoftua se do ju bëhen surpriza banorëve.