Ka reaguar në llogarinë e tij në Tik-Tok Altin Çoku, 39-vjeçari i cili u arrestua sot teksa akuzohet se ka shtyrë një të re drejt vetëvrasjes.
Dyshohet se 39-vjeçari i ka publikuar vajzës foto intime, ndërkohë që ka rrëfyer pak pasi ka ndodhur ngjarja sesi janë shpërndarë imazhet.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, personazhi i Tik Tok-ut, Altin Çoku ka treguar për një të afërm si ia ka dërguar foton 27-vjeçarja dhe thotë se foton e ka shpërndarë një njeri me të cilin po pinte kafe me të.
Altin Çoku: Cuca huj është nda më burrë dhe ka tentu 2 herë me mbyt veten.
Biseduesi: Kur ka ndodh kjo?
Altin Çoku: Që tani… a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok, duke dal duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod. Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih ca fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku…
Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.