Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të së enjtes në zonën e Portogruaros, të provincës së Venecias, në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se si pasojë e daljes nga rruga të një atomjeti kanë humbur jetën dy të rinj me origjinë shqiptare dhe një vajzë italiane.
Dy prej viktimave me origjinë shqiptare janë Egli Gjeci, 26 vjeç e Altin Hoti 22 vjeç, të dy banues në Concordia Sagittaria, si dhe shtetasje italiane Giulia Di Tillio.
Automjeti me të cilin lëviznin tre të rinjtë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.
Sipas dëshmitarëve makina nuk vazhdoi sipas kthesës, por iku drejt duke përfunduar në ujërat e lumit Reghena.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.