Makina përplas karrocën që tërhiqej nga kali në Korçë

Karrocat që tërhiqen nga kafshët bëhen shpesh burim aksidentesh, duke lënë edhe viktima. Kjo ndodh shpesh edhe në akset rrugore që lidhin qytetin e Korçës me zonat e tjera. Kështu mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Liqenas, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, një makinë tip “Volkswagen” ka përplasur një karrocë.

Makina drejtohej nga A. K., 27 vjeç dhe përplasi një karrocë të tërhequr me kafshë pune, me drejtues shtetasin A. A., rreth 80 vjeç. Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Me shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *