Një aksident është raportuar gjatë natës në aksin rrugor Berat- Ura e Kuçit në afërsi të fshatit Poshnjë ku ka humbur jetën.
Kliti Merko humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe më pas ka rënë në kanalin anësor dhe ka marrë flakë. Për pasojë, ka ndërruar jetë 28-vjeçari i cili nuk doli dot nga makina dhe u dogj brenda si pasojë e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.