Një incident i pazakontë ka ndodhur në plazhet e Malit të Zi ku një pronar i një biznesi në bregdet ka dëbuar një familje myslimane, e cila kishte shkuar për të marrë rreze dielli.
“Në pishinën “Rocky Beach” në plazhin e Utjehës nuk lejohet noti me rroba dhe kjo është e shënuar në tabelën përballë pishinës. Ata mund të notojnë me hixhab në det, ashtu siç bëjnë, por jo në pishinë”, tha pronari i plazhit, Dragan Gj.
Pronari pasi video e debatit është shpërndarë në disa rrjete sociale, pretendon se është montuar për ta paraqitur atë si njeri negativ. Por në pamjet virale dëgjohet diskutimi i zhvilluar në plazhin privat.
Pronari:Keni nevojë që unë të përshtatem? Keni 1000 plazhe të tjera, shkoni atje, këtu nuk mundeni.
Pushuesit: Do të shkojmë, por dua të di arsyen, pse të largohemi” I ka thënë pronarit të biznesit kryefamiljarja.
Pronari: Sepse i urrej myslimanët.