Ariu Mark që mbahej në restorantin “Sofra e Ariut” prej më shumë se 20 vitesh, më në fund do të ketë më shumë liri.
Ariu i gjorë së bashku me partneren e tij Lizën mbahej për të argëtuar mysafirët e restorantit, sidomos fëmijët në Tiranë. Shoqata austriake ‘Vier Pfoten’, e përfshirë në ndihmën e kafshëve, ka bërë të mundur ditën e sotme transferimin e ariut Mark nga Tirana drejt Austrisë. Ariu i murrmë është vënë në gjumë për të bërë të mundur zhvendosjen e tij nga kafazi drejt automjetit që do ta çojë drejt Austrisë.
“Marku, pas më shumë se 20 vitesh në robëri dhe në kushte krejtësisht të papërshtatshme për një ari të murrmë, ka më në fund mundësinë që t’i jetojë vitet e mbetura të jetës në mjaft më të mirë për të, në ambiente të krijuara posaçërisht për arinjtë e llojit të tij në Aberbasch të Austrisë“– u shpreh Sajmir Shehu, koordinator i Katër Putrave- shqip
I lënë jashtë në kushte ekstreme të motit, Mark dhe partnerja e tij, Lisa, nuk u lejuan kurrë të bënin gjumin e tyre të dimrit. Tani, ariu 250 kilogramë është mbipeshë e ka vështirësi në lëvizje. Robëria e i shkaktoi çrregullime qe e bënë më agresiv, sidomos kur Liza ngordhi në 2020-tën.
“Marku nuk reshti së qari dy apo tre muaj rresht. pronarët i lejuan të ciftoheshin, por këlyshët nuk mbijetuan dot sepse dy prindërit e stresuan i kafshuan derisa ngordhën.”– u shpreh kujdestari Hiqmet Murati.Sipas një anëtareje tjetër të shoqatës 4 putrat, Magdalena Scherk-Trettin, shpëtimi i Markut është një piketë e rëndësishme, por duhet bërë akoma edhe më shumë pasi “mund të mbahen ende arinj dhe kafshë të tjera që kanë lindur apo mbahen në robëri në kushte të tilla.