“Më fal, nuk do bëhem më xheloz”, mban ish gruan peng për disa orë, kapet 33 vjeçari

Një 33 vjeçar nga Tirana ka marrë nga puna ish gruan e tij farmaciste dhe e ka mbajtur në një lokal peng për disa orë.
Amarildo Shabani ishte ndarë nga partnerja pasi ishte tepër xheloz dhe nuk e linte të shkonte as në punë. Për këtë arsye gruaja kishte edhe urdhër mbrojtje, ama kjo nuk mjaftoi që i riu të mos i afrohej asaj.
Sot në mëngjes ai ka shkuar në farmaci në rrugën “Qazim Vathi”, e ka marrë të renë me forcë dhe e ka dërguar në një lokal ku e ka dh unuar psikologjikisht dhe fizikisht për disa orë. Shabani kërkonte që gruaja ta falte me arsyetimin se ai nuk do bëhej më xheloz.
Pasi janë lajmëruar uniformat blu kanë shkuar dhe e kanë arrestuar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *