Mbiemri i saj ka kuptim të veçantë, 17 vjeçarja që u nxor e gjallë pas 248 orësh merr telefonatë nga presidenti Erdogan

Ekipet e shpëtimit refuzuan të ndalonin kërkimet për vëllanë e 17-vjeçares që u gjet e gjallë në rrënojat e shtëpisë së saj në Kayaba, Kahramanmaras edhe pas 248 orësh. Vajza e plagosur është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë prindërit e tyre të vdekur. Në të njëjtën kohë, ata vazhdojnë përpjekjet e tyre për gjetjen e vëllait të saj 7-vjeçar, i cili është ende i zhdukur në rrënojat e pallatit ku banonte familja.

Gjatë gjithë ditës, ekipet e shpëtimit nxorrën trupat nga rrënojat dhe i vendosën në çanta të zeza për t’u çuar në morgje dhe më pas për t’i varrosur.

E ndërsa Aleyna Ölmez po shërohet në spital, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kontaktuar me të afërmit e saj për t’u informuar për gjendjen shëndetësore dhe për t’i shprehur ngushëllimet për vdekjen e prindërve të saj. Sipas asaj që shpëtuesit thanë për Daily Mail, vajza u gjet në një dhomë që mbeti e paprekur ndërsa të tjerat përreth saj u shembën. 17-vjeçarja ka pësuar frakturë në legen, ndërsa këmbët e saj janë të mavijosura dhe të gërvishtura. Ajo u bë e njohur pasi mbiemri i saj ka kuptim në turqisht, do të thotë “ajo që nuk vdes”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *