“Më dukej sikur kisha ndonjë problem me mushkëritë”, Ermal Fejzullahu tregon se vuan nga ankthi

Ankthi dhe problemet mendore janë bërë shumë të zakonshme mes të rinjve vitet e fundit, pavarësisht kategorisë së cilës ata i përkasin. Pas pandemisë njerëzit kanë filluar ta thonë hapur se si ndihen dhe me çfarë po ndeshen dhe një prej tyre është këngëtari Ermal Fejzullahu. Prej 19 vitesh në industrinë e muzikës, artisti ka sjellë gjithmonë projekte muzikore të cilat janë kthyer menjëherë në hite.

Mirëpo këto vite nuk kanë qenë gjithmonë të lehta për Ermalin. I ftuar së fundmi në “Natën me Aulonën”, këngëtari ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale.Ai rrëfeu periudhën e vështirë që ka kaluar për rreth një viti me ankthin. Ermali u shpreh se gjithmonë përpiqet t’i marrë gjërat me sportivitet dhe se e gjitha varët nga vetë njeriu si e kontrollon ai veten e tij.

“U bënë 19 vite në muzikë. Nuk është e lehtë asgjë sepse njerëzit të shohin kështu siç je por askush nuk i kalkulon këto 19 vite se sa vështirësi ka pasur për të qenë një artist i rregullt dhe me pas më shumë peshë në punën që bën ka pasur momente shumë të vështira por unë nisem me atë që njeriu është i bërë për sfida dhe sa më shumë momente të vështira të bëjnë më të fortë dhe më të ndërgjegjshëm edhe je më i suksesshëm”- u shpreh këngëtari.

“Ka shumë momente të vështira të cilat i kam kaluar më sportivitet. Në një kohë kam pasur pak ngarkesë psiqike kam kaluar një lloj ankthi dhe nuk e dija se çfarë kisha, e kam kaluar shumë shpejt për rreth një vit dhe kur e kam e kam treguar më parë këtë gjë njerëzit më kanë shkruajtur direkt sepse njerëzit e kanë këtë problem por se dinë se çfarë është

Njeriu i kontrollon gjërat vetë, si për mirë si për keq. Të them të drejtën unë nuk e di se çfarë problem kam pasur, kam menduar se kam pasur problem me mushkëritë”- përfundoi ai.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *