Aktori i mirënjohur Agron Llakaj njoftoi mbrëmjen e djeshme humbjen e bashkëshortes së tij, gjysmës së tij më të mirë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë.
Sot bashkëshortja e tij do të përcillet për në banesën e fundit, ndërsa nuk ka munguar një dedikim shumë i ndjerë nga aktori.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Agron Llakaj rrëfen gjithë rrugëtimin e tij me bashkëshorten dhe sakrificat që kaluan sëbashku në qenësinë e tyre si prindër dhe gjyshër.
“Më prit…,nuk di se kur por ti do më presësh si përherë”, shkruan Agroni, teksa shton se lotët për të nuk ndalen.
Si bashkëshortja e një artisti, Agroni kërkon një duartrokitje nga skena për Kostandinën e tij.
“Dhe e fundit Kostandina ime…,sot kam shumë lot për ty por di që, kur një artist largohet nga skena merr duartrokitjet me vete…,ti ishe gjysma ime më e mirë e njeriut dhe artit, dhe tani me largimin tënd nga skena unë e kërkoj një duartrokitje të madhe”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Kostandina ime e shtrenjte!
Edhe pse t’i kam thene shume e shume here…,sot ne lamtumiren tende te fundit, dua qe t’i kesh me vete.
Kemi patur nje rrugetim te veshtire, te lodhur dhe me shume sakrifica…,enderruam per nje jete te re dhe me shume ambicje.
E qe une te mbaroja shkollen e lart te arteve, ti sakrifikove nga jeta jote ,rrite dy femijet..Alkiden dhe Enon.
Sa shume ke sakrifikuar per Ne…,Ti ishe shtepia, forca me e madhe qe ne kishim ishe Ti.
Kur vendosem te vinim drejt Tiranes per nje te ardhme me te mire…,ishe po ti qe krijove Tiranen( Itaken )ne mua.
“Nuk do kthehemi mbrapa kurre Agron..,beso ne mua!Ne do tja dalim!”
Dhe ashtu ndodhi.
Dhe ecem e ecem, u rritem edhe ne bashke me femijet…,u beme dikushi, i buzeqeshem kohes dhe viteve,te qenurit nene e babe e pastaj gjysher…,sa shume enderra…,por ja qe jeta nuk eshte skenar i shkruar…, semundja e pabese na e mbylli perden e skenes se jetes ateher kur duhet ta shijonim me shume.
Dhe e fundit Kostandina ime…,sot kam shume lot per ty por di qe, kur nje artist largohet nga skena merr duartrokitjet me vete…,ti ishe gjysma ime me e mire e njeriut dhe artit, dhe tani me largimin tend nga skena une e kerkoj nje duartrokitje te madhe.
Falemnderit Kostandina!
Falemnderit GoNina!
Lamtumire ne qiellin e engjejve aty ku shpirti yt i mire e meriton!
Me prit…,nuk di se kur por ti do me presesh si perhere.