“Më shiti kokainë të prishur”, shqiptari që vrau “amerikanin” në Greqi rrëfen arsyen

Ka folur para togave të zeza 38-vjeçari shqiptar që akuzohet për vrasjen e një 47-vjeçari i njohur si “amerikani” në Kalamata të Greqisë.

Ai ka thënë se viktima i kishte shitur atij kokainë të prishur dhe për këtë kishte përfunduar në spital. Shqiptari tha se e takoi “amerikanin” për t’u sqaruar, por që debate përfundoi në përdorimin e armëve.

Për sa i përket pistoletës me të cilën vrau viktimën, ai pohoi se e mbante gjithmonë me vete, duke shtuar se nëse do të donte ta vriste nuk do ta kishte qëlluar teksa ishte në këmbë dhe me fytyrën e zbuluar.

Shqiptari akuzohet për vrasje me paramendim, pasi më 20 janar vrau 47-vjeçarin dhe më pas u arratis. Arratia e tij zgjati vetëm pak ditë, pasi policia arriti të zbulonte vendin ku fshihej dhe t’i vinte prangat. Në lidhje me këtë është arrestuar dhe një 20-vjeçar grek, që akuzohet si bashkëpuntor në vrasje.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *