Me tatuazhe e varëse Versace, banda që vrau dje shqiptarin është arratisur drejt Shqipërisë

Janë të trajnuar për të qenë truproja, por ajo që bëjnë në të vërtetë është kontrolli i trafikut të drogës dhe prostituimi! Ata janë shtatë shqiptarë, drejtohen nga Erlis Salaj dhe janë vetëquajtur ‘Team L’ (Skuadra L), emër që e kanë markuar përjetësisht në trup, përmes një tatuzhi. Një tjetër anëtar i grupit është identifikuar si Julian Qose, ndërsa pesë të tjerëve nuk u dihen ende emrat.

Aktualisht, ata janë njerëzit më të kërkuar në Greqi dhe dyshohet të jenë arratisur në Shqipëri pasi vranë bashkatdhetarin e tyre, të identifikuarin si Pëllumb Islami (Sandri).

Grupi ooperon në Athinë dhe një natë më parë u futën në një lokal të sqaroheshin’ me një tjetër grup, por përplasja me armë solli vrasjen e Islamit. Ky i fundit ishte ulur në një tjetër tavolinë nuk kishte asnjë lidhje me grupet në fjalë, asnjë precedent penalë dhe po shikonte nje ndeshje futbolli. Por, një plumb në kokë i qëlluar nga Qosja, i mori jetën.

Familja Islami qan për djalin e vdekur, banda ka marrë arratinë

Familja Islami ka hapur dyert e mortit, vazjtojnë Pëllumbin e vrarë, por ky nuk është krimi i vetëm që rëndon mbi anëtarët e bandës së përbërë nga shqiptarët me muskuj, varëse ‘Versace’ e mbushur me ‘tatu’.

Një prej anëtarëve të këtij grupi ndodhet pas hekurave pasi është akuzuar se ka skllavëruar një vajzë, të cilën e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi për muaj të tërë dhe e ka prostituuar.

Ata kanë dhe lidhje të forta me uniformat blu.

Madje Protothema raporton se gjatë një bastisjeje të policisë më 16 tetor 2020 në klubin ku rrinin shqiptarët një pjesë e tyre u vu në pranga. Ata akuzoheshin për trafik droge, pastrim parash, armëmbajtje pa leje dhe thyerjne e karantinës, por brenda pak ditësh u liruan.

Korrupsioni në shuma të mëdha u hapi dyert e burgut, aty ku kanë kontakte edhe me emra të njohur të botës së krimit.

Si është rasti i vajzës që mbahej peng?

Më 8 janar u raportua se është arrestuar një 33-vjeçar shqiptar pasi akuzohet se ka shfrytëzuar seksualisht një vajzë dhe e ka prosituuar në një klub nate. Mediat greke shkruanin se shqiptari i është prezantuar si pronar i një klubi nate dhe i ka ofruar punë. 23-vjeçarja e ka pranuar ofertën e punës së shqiptarit sepse i duheshin para, por është mbajtur e burgosur nga shqiptari.

23-vjeçarja detyrohej të bënte deri në 4 takime me klientë në ditë për shumën prej 150 eurosh, ndërsa tutori sa herë që mungonte në banesë, i vendoste roje për tu siguruar që ajo nuk do ikte.

Viktima, pas tre muajsh ferr, ka arritur të arratiset dhe të shkojë në Polici për të denoncuar gjithçka ka përjetuar, si pasojë 33-vjeçari shqiptar u identifikua nga efektivët e Nëndrejtorit të Krimit të Organizuar dhe u arrestua.

Në dosjen e publikuar në mediat greke, e reja tregon se shqiptari i ofroi të punonte si kamariere me fitime të mira, duke përfituar nga situata e vështirë financiare në të cilën ndodhej. Vajza pranoi, por në vend që të punonte në lokal përfundoi në banesën e shqiptarit duke u prostituuar.

Shqiptari monitoronte plotësisht lëvizjet e saj, por ajo arriti të ruante fshehurazi para që merrte nga klientët, për të mundur të shpëtonte nga shtëpia e torturave. Por shqiptari e kuptoi…

“I pandehuri kuptoi se viktima kishte kursyer në fshehtësi shumën prej 5000 € nga puna e saj dhe për këtë arsye arriti t’ia merrte duke ushtruar dhunë fizike,”- thuhet në dosje.

“Në mesditën e datës 7 janar, oficerët e policisë së Departamentit të Trafikimit të Qenieve Njerëzore kanë vënë nën vëzhgim shtëpinë e shqiptarit dhe pasi kanë lokalizuar e kanë arrestar. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 6890€, një sasi e vogël kanabis dhe një veturë. I arrestuari është dërguar në Prokurorinë e Athinës mëngjesin e 8 janarit, ndërsa mësohet se “po hetohet pjesëmarrja e mundshme e të akuzuarve në më shumë incidente të trafikut të qenieve njerëzore,”- thuhet në tej në dosje.

Kjo dëshmi bëri që banda të mbahet nën vëzhgim, por vrasja e Pëllumb Islamit s’u parandalua dot.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *