Babai i Naim Murselit ka treguar me detaje për ngjarjen e rëndë, ku djali i tij pagoi 30 mijë euro për të vrarë gruan dhe më pas inskenoi grabitjen.
Ai thotë se nuk ka pasur asnjë informacion për planin të birit, madje thotë se nëse do ta dinte që djali i tij ka kryer këtë akt, do të hakmerrej që atë ditë dhe siç shprehet ai “sot nuk do ishte gjallë”.
Për Liridonin e ndjerë, ai thotë se e ka dashur më shumë se fëmijet e tij, ndërsa një mesash kishte edhe për familjen e saj, duke thënë se “është me ata dhe jo me djalin”.
“Me pa dit unë që e ka bo djali jem unë isha hakmarrë vetë me djalë tem atë ditë. Ai nuk do ishte gjallë sot. Liridonën e kemi dash më shumë se fëmijët. Unë jam me ata, jo me Naimin. Nuk kam pasur fytyrë me ju dalë përballë. Me ma dhanë krejt botën nuk më kishte shkuar në mendje që djali jem ta kishte bërë atë gjest”, tha babai i Naim Murselit për Nacionale.
“Unë diku rreth orës 8:20 sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur”, u shpreh ai.
I pyetur rreth momentit kur e kuptoi se djali i tij u akuzuar për porositje, ai tha se nuk kishte shumë informacione.
“Besoni, ju betohem… kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, kam ardhur në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, atëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova”, ka thënë babai i Naimit.