I vrau vajzën, babai i Marigona Osmanit tregon se ish dhëndri e kërcënon nga burgu për vajzën tjetër

Muhabi Osmani, babai i Marigona Osmanit, ka treguar se familja e tij ka marrë kërcënime të vazhdueshme përmes rrjeteve sociale me emër të Dardan Krivaçës.

Ky i fundit ndodhet në burg, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigonës asokohe 18-vjeç, në vitin 2021 në Ferizaj. Osmani tregon se bashkëshortja e tij u kërcënua përmes mesazheve në telefon.

“Kërcënime ka pasur ndaj bashkëshortes, me anë të SMS-ve. Ka thënë që edhe këtë vajzën të madhën që e kemi edhe këtë (do t’ia bëj njësoj). E kemi raportu në Polici, tash janë duke u marrë ata me këtë rast”– deklaroi Osmani për mediat në Kosovë.

Ai tha se rasti ka ndodhur para një viti, dhe se organet ligjzbatuese ende nuk e kanë gjetur se nga i ka ardhur ai SMS.

“Rasti ka ndodhur para një viti. Nuk kemi të dhëna, jemi duke pritur, prokurori e ka marrë rastin, ende s’na ka kthy përgjigje qysh ka ardh ai SMS, nga ka ardhë. Ai (Dardan Krivaça) ka qenë në burg, SMS-i ka ardhë nga profili i tij [në rrjete sociale] në telefonin e bashkëshortes. Kur jemi shku në polici, ai i hetuesisë e pyet prokurorin a me ua bë intervistën ose jo, paramendoje ti, tani prokurori tha merrini në pyetje. Duke e ditur rastin tonë”, shtoi Osmani.

Në gusht të këtij viti, Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaçën për vrasjen e Marigona Osmanit. Me të njëjtën, Krivaça ka qenë në lidhje jashtëmartesore. Ndërsa Arbër Sejdiu për vrasje të rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit u dënua me 15 vjet burgim.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, ndërsa për bashkëpunëtorin Arbër Sejdiu u dha dënimi prej 15 vitesh burgim. Dyshja akuzohen për një serë veprash penale përfshirë atë të dhunimit, ndihmës në kryerjen e dhunimit si dhe vrasjes së rëndë në bashkëpunim.

Aktakuza thotë se Sejdiu kishte ndihmuar Krivaçën në kryerjen e veprës penale të dhunimit. Ai akuzohet se edhe pse ishte në dijeni se Krivaqa po kryente aktin e dhunimit, me dashje kishte marrë veprime në lehtësimin e kryerjes së kësaj vepre penale si dhe vazhdimisht kishte vëzhguar nëse ndonjë banor ishte duke lëvizur aty. Që të dy akuzohen po ashtu se kanë tentuar të fshehin gjurmët e krimit, duke tentuar të fshehin pamjet e kamerave të sigurisë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *