“Më tha sakat”, Gjykata lë në burg infermierin që tentoi të shtypte kolegët

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Mersin Mlloja, i cili pak ditë më parë tentoi të vriste kolegen e tij dhe djali ne saj.

38-vjeçari sipas policisë tentoi nënë e bir për motive të dobëta duke i përplasur me automjet në korsinë e dedikuar për këmbësorë. Mersin Mlloja punonte si infermier, ashtu si edhe Dave Ndoja 60 vjeçe me të cilën ka pasur konfliktin.

Avokati mbrojtës i 38-vjeçarit Besmir Kolçe kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shkak se në momentin kur shtetasi Mersin Mlloja afrohet tek shtetasja Dave Ndoja dhe djali i saj Kristjan Ndoja, ai ka frenuar duke ulur pothuajse plotësisht shpejtësinë. Po ashtu nënë e bir kanë marrë dëmtime të lehta dhe që në momentin e parë kanë qenë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu pala mbrojtëse deklaroi se ky veprim ka ardhur në kushte psikologjike të ngarkuara për shkak të bullizimit që 60-vjeçarja i ka bërë kolegut të saj gjatë një trajnimi për infermierët në Bushat të Vau Dejësit. Sipas avokatit por edhe nga deklarimet e vetë 38 -vjeçarit shtetasja Dave Ndoja i është drejtuar kolegut të saj duke i thënë se “ti je për në kosh të mbeturinave. Ku di gjë ti, je sakat”.

Këto fyerje nga 60-vjeçarja kanë ardhur për shkak të një problemi fizik që Mersin Mlloja ka me njërën prej këmbëve. 38-vjeçari pasi është bullizuar dhe fyer disa herë në atë trajnim nga kolegia e tij ka ndërmarrë atë veprim me automjet pak pas mbledhjes së infermierëve por duke mos i shkaktuar dëme të rënda.

Pavarësisht pretendimeve të palës mbrojtëse, prokurori Ledion Teme kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa gjyqtarja Egla Mirashi pranoi kërkesën e prokurorisë duke e lënë në paraburgin 38-vjeçarin Mersin Mlloja. Ky i fundit është i dyshuar për veprën penale “vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *