E reja, e cila tortura dhe u mbajt peng nga bashkëjetuesi për rreth 1 javë, ka rrëfyer momentet përpara se kushërira e Gleard Gushollit ta shpëtonte nga duart e tij.
28-vjeçarja tregoi për mediat se ai e kishte zhveshur dhe më pas e kishte futur në dush për ta mbytur dhe në momentin kur kushërira e tij arriti të hyjë brenda, e gjeti nudo.
“Nuk kam folur me familjarët e tij. Atë ditë që erdhi Olta (kushërira e Gleardit) për të ndihmuar mua, rreth 15 herë më futi gishtat në fyt sepse donte të më mbyste. LKur e gjeti çelësin me hap derën ishte kunati Gleardit, çuni i dajës dhe Olta (goca e dajës). Djemtë vajtën tek Gleardi e nxorrën nga shtëpia, Olta ndejti tek unë, më veshi disa rroba sepse isha nudo. Më kishte futur në dush dhe donte të më mbyste aty. Më gjuante me këmbë karrigie, ishte me vida, me gozhda”
“Në Shqipëri s’ka çfarë më mban. Unë doja të krijoja familje me të dhe ai më ka sjellë për tu hakmarrë. Ka ardhur babi për të më parë. Kërkoj drejtësi, që ai të marrë dënimin që i takon me atë që më bëri. Shpirtërisht jam e vdekur.