Rama shtrohet me urgjencë në QSUT, heq apandesitin, mjekët: Gjendja është stabël, brenda 24 orëve del nga spitali

Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje për heqjen e apandesitit. Ai mbërriti natën e kaluar në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, ku u kryen disa testeve imazherike. Pas kontrolleve, kreu i qeverisë u diagnostikua me apandesit akut, e ndaj iu desh të futej në operim në orët e para të mëngjesit.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anesteziste, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjise në QSUT. Raportohet se ndërhyrja ka përfunduar me sukses dhe gjendja shëndetësore e Ramës paraqitet e mirë.

“Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendisitit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT”, thuhet në njoftim.

Kriza e apandesitit është një komplikacion që ndodh, sidomos nga mosha 10 deri në 30 vjeç, por ka
raste edhe në moshën e vjetër. Apendiciti akut, nga vetë emri, është dhembja e menjëhershme dhe e madhe e zorrës qorre dhe kërkon ndërhyrje urgjente.Shefi i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të kryeministrit Edi Rama. Në një dalje për mediat, ai tregoi se operacioni për heqjen e apandesitit shkoi mirë, e se gjendja e Ramës është stabile.

‘I ka bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në QSUT. Si operacion shkoi mirë, gjendja post operatore është fare stabël. Sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi. Koha e rikuperimit total besoj do të jetë 2 ose 3 ditë. Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar.’- tha Gjata.

I pyetur nëse do të jetë në gjendje që të zhvillojë takime elektorale, mjeku tha se kryesocialisti mund të dalë për 2 ose 3 ditë.

‘Mund të ecë vetë deri sot. Në fushatë varet, për 2-3 ditë. Është operuar në sallat që kemi pasur! Ishte në gjendje të mirë komunikon normalisht.’- tha Gjata.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *