Mediat portugeze intervistojnë të dashurin e parë të Georginës, ndjekësit: Më i varfër por më i bukur se Ronaldo

 Thuajse të gjithë e dinë historinë e “Hirushes” dhe të takimit të saj në butikun ku punonte. Që nga viti 2017, ajo ka dalë dhe është në qendër të vëmendjes së publikut, ku të sajë të bukurisë, ka nisur të ndërtojë edhe karrierën e saj në industrinë e argëtimit.

Por pak dihet për jetën e saj para vitit fatal të 2017-ës. Së fundmi, fotografi spanjol Javier Hernandez Pineiro ka folur për romancat e tij dhe shumë janë tronditur nga zbulimi, se ishte Georgina Rodriguez ishte dashuria e tij e parë. Ashtu si ai ndaj saj.

I njohur si Xavi, u shfaq në një “talk show” spanjol, ku zbuloi detajet e lidhjes së tij me Georginan. Të dy ishin në një lidhje në vitet e adoleshencës.

Kush është i dashuri i parë i Georgina? Javier është 28 vjeç dhe ka lindur në qytetin spanjol të Toledos. Megjithatë, ai e kaloi pjesën më të madhe të rinisë së tij në qytetin e vogël Haca në veri të Spanjës. Ishte në Haca që Georgina dhe ai u takuan.

Xavi është i dashuri i parë i Georgina-s: Është

Në moshën 18-vjeçare filloi studimet për mjekësi veterinare në Universitetin e Zaragozës.  Megjithatë, pasi mbaroi studimet, vendosi të merrej me fotografinë. Ai udhëton nëpër botë dhe pikturon natyrën dhe sportet aventureske. 

Ai jeton duke shitur foto, si dhe bën punë humanitare, pasi krijoi një ekspozitë, të ardhurat e së cilës shkuan për fëmijët në nevojë në Indi. Megjithatë, të ardhurat e tij janë shumë larg asaj që fiton Cristiano Ronaldo si futbollist dhe përmes sponsorizimeve. Edhe pse për shumëkënd ai është shumë më i pashëm se futbollisti i famshëm.

Javier dhe Georgina nuk janë në kontakt prej kohësh, por spekulohet se ajo është në kontakt me motrën e tij Ivana.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *