Pas sulmit ndaj patrullave të EULEX, mediat serbe: Albin Kurti po përgatitet për luftë

Pas sulmit të patrullave të EULEX-it në Kosovë, mediat serbe shkruajnë se sonte pritet të ndodhë një aksion i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në veri, të cilin po e konsiderojnë si “fillim të një lufte”.

Media serbe ‘Novosti’ shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që të fillojë luftë.

Kjo media thtoë se kryeministri Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të mbajtur ditën e sotme ka kontaktuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Po ashtu pretendon se përfaqësuesit e QUINT-it janë informuar nga Kurti se do ta dërgojë Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, për t’i larguar të gjitha barrikadat.

Më tej në këtë aritukull thuhet se Kurti ka urdhëruar policinë që të ashtu-quajtur të Kosovës dhe të gjitha shërbimeve të jenë në gatishmëri të plotë për aksionin e sonte.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *